Grubi: Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi nëpërmjet facebookut ka informuar qytetarët se sot në seancën e Qeverisë u miratua ndryshimi i Dekretit për uniformat e policisë që edhe gjuha shqipe të jetë zyrtare.

Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot!

Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin.