Kasami mashtroi qytetarin, i premtoj punë dhe nuk i gjeti (VIDEO)

-

Ky është Bekim Dervishi, ishte qiraxhi  në shtëpinë që u përfshi nga zjarri muaj më parë. Ai tash është përsëri me qira por siç thotë nuk ka mundësi ta paguaj të njëjtën. Thotë se nëse nuk paguan qiranë edhe për një muaj do të duhet të dalë në rrugë bashkë me vajzën e tij të vogël.

“Aty ku qëndrojmë paguaj qira, ujë edhe rrymë 3000 denarë e kam qiranë 1500 denarë, rrymën edhe ujin 300 apo 400 denarë, këtu kur qëndrojnë e kisha më mirë  se ndonjëherë  kur nuk kisha para  e vonoja ndonjëherë qiranë  kur i bëja para i jepja  këtu mi kërkojnë menjëherë, unë kam afat edhe një luaj të qëndrojë këtu  unë i kamë borxh 150 euro edhe dhe të ja japë paratë për qiranë edhe  rrymën ”, tha Bekim Dervishi, qytetar.

Bekimi thotë se nga komuna e Tetovës i patën premtuar ndihmë por nuk i kanë ofruar asgjë.

“Komuna e  Tetovës, kryetari i komunës Tetovës Bilall Kasami mua nuk më ka ofruar asgjë as punë edhe asnjë send , çka kam pas disa para që më kanë ndihmuar njerëzit më janë djegur edhe Bilall Kasami nuk më ka ndihmuar asgjë, as punë nuk më ka ofruar, as para, të paktën ato para që më janë djegur që i kam humbur, asgjë unë nuk kam”, shtoi Dervishi.

Bekimi thotë se njëherë është takuar me Kasamin edhe dy tre herë me persona nga kabineti i tij, por nuk i kanë gjetur ndonjë zgjidhje.

Ja se çfarë deklaroi më 28 janar kryetari i komunës Bilall Kasami, ditën që vizitoi këto shtëpi.

A do ketë diçka nga ana e komunës  për këto familje që kanë ngelur në kohë dimri pa shtëpi?”, ishte pyetja nga gazetari i TV21 Senad Zylbehari.

“Më lejoni që të falënderoj zjarrfikësit që në këtë kushte dimri ata në mënyrë urgjente menjëherë kanë mbrojtur jetën e njerëzve që kanë qenë për këto moment në këtë shtëpi,  edhe sigurisht që ne do përkujdesemi që ata që janë të dëmtuar, të jemi pranë tyre edhe si ti sistemojmë në kushtet të cilët gjenden”, kishte potencuar  kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Pyetëm në komunën e  Tetovës në lidhje me rastin e Bekim Dervishit, por nga  komuna thonë se i kanë ofruar punë, por e i njëjti nuk e ka pranuar.

 “Lidhur me personin Bekim Dervishi të cilit nga zjarri iu dogj shtëpia në lagjen “Kolltuk”, edhe pse banonte si qiraxhi, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami të njëjtit i ka ofruar ndihmë, duke i propozuar vend pune. Personi në fjalë nuk ka pranuar vendin e punës me arsyen se nuk është në gjendje të punoj. Po ashtu, njëherit kryetari Kasami ka theksuar se do i gjejmë një punë në të cilin nuk do kishte pengesa pune!”, theksuan nga Komuna e Tetovës.

Në janar një zjarr i madh kaploi tre shtëpi duke lënë kështu disa familje në rrugë,në mesin e tyre ishte edhe Bekim Dervishi.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...