Prezantohet raporti i punës tek Grupi ndërpartiak parlamentar për përkrahjen e të drejtave të Romëve

Grupi ndërpartiak parlamentar për përkrahjen e të drejtave të Romëve, inkluzionin dhe integrimin e tyre në RMV i udhëhequr nga deputetja Ljatifa Sikovska sot realizoi takim pune me ç’rast koordonatorja prezantoi Raportin e punës të GNP për vitin 2021 si edhe sugjeroi aktivitetet e rradhës në bazë të Planit aksional për vitin 2022, kështu njoftoi deputetja Arbana Pasholli e cila është dhe anëtare e këtij grupi parlamentar.
Në këtë kontekst kemi parashikuar edhe aktivitete të përbashkëta të GNP për përkrahjen e të drejtave të Romëve, inkluzionin dhe integrimin e tyre në RMV dhe Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive të cilat do ti realizojmë në përputhje me agjendën e aktiviteteve për vitin 2022 dhe në frymën e bashkëpunimit, vullnetit të mirë dhe kohezionit social, thekson më tej deputetja Pasholli.