Grubi dhe Bushi diskutojnë zbatimin e gjuhës shqipe në uniformat policore

Pas ndryshimit të dekretit dhe vendimit të Qeverisë që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka takuar zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Nazim Bushi.
Grubi dhe Bushi biseduan për rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe uniformat që së shpejti pritet të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Për takimin, ka shkruar vetë zëvendëskryeministri i parë Grubi i cili në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar:

” Me zëvendësministrin e punëve të brendshme, Nazim Bushin diskutuam mbi rëndësinë e ndryshimeve të miratuara të Dekretit për uniformat policore dhe fillimin e procesit të zbatimit të këtij vendimi që e bën të obligueshëm përdorimin e gjuhës shqipe tek uniformat e njësive policore të vendit në përputhje me ligjin”.