Sot zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi ka qenë i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH ku ka folur rreth ndryshimit të Dekretit për uniformat e policisë që edhe gjuha shqipe të jetë zyrtare.
“Nga reagimet që pashë tek qytetarët pasi e botuam lajmin që Qeveria e miratoi dekretin për ndryshimin e uniformave të policisë së shtetit duke përfshirë edhe gjuhën shqipe në llogo në vetura dhe në të gjitha pajisjet e policisë, e shof që ishte shumë e rëndësishme për shqiptarët sepse në këtë mënyrë po rrumbullaksohet edhe ligji për përdorimin e gjuhës shqipe që u miratua në vitin 2019 me çrast shqipja u bë plotësisht zyrtare në maqedonisë e veriut si gjhuhë e dytë zyrtare tashmë ka get përdorimin e vet në kuvend ka gjet ka gje përdorimin e vet në presidencë, në gjykatë në prokurori, në Qeveri do të thotë unë kur Qeveris, udhëhqi mbledhjet e qeverisë në gjuhën shqipe, dhe e vetmja gjë që kishte mbetur pa u bërë ishte edhe policia për arsye të rezistencave të ndryshme gjatë gjithë kësaj periudhe dhe e aritëm në bashkëpunim me ministrin e punëve të mbrendshme dhe me gjithë qeverinë që ta ndryshojmë këtë dekret dhe që nga sot policia detyrohet që të gjitha shenjat e veta ti ketë edhe në gjuhën shqipe me çrast u rrumbullaksua ligji për përdorimin e gjuhës dhe të drejtat e shqiptarëve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit për të sjell një barazi midis shqiptarëve dhe maqedonasve”.