Grubi për RTSH: Rezultatet e rgjistrimit të popullsisë publikohen në fund të muajit

Sot zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi ka qenë i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH ku ka folur rreth regjistrimit të popullsisë që u mbajtën vitin e kaluar.

” Hapi tjetër që duhet të rrumbullaksohet këtë muaj është edhe regjistrimi i popullsisë nëse ju kujtohet vitin e kaluar bëmë regjistrimin në muajin shtator dhe gjatë përpunimit të të dhënave tashmë në fund të këtij muaji në fund të Marsit do të zbulohen numrat pas 20 viteve të tëra pa pasur regjistrim se sa janë maqedonas sa janë shqiptarë e sa janë të tjerë me çrast edhe kjo do të ndikon edhe në marrëveshjen e ohrit sepse ju e dini se marrëveshja e ohrit iu referohet numrave sepse të gjithë më shumë se 20 % kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës të gjithë që janë më shumë se 50 % nëpër komuna kanë të drejtë të përdorimit të flamurit kombëtarë”.