Javën e ardhshme fillojnë bisedimet për çështjet e hapura politike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

-

Bisedimet mbi çështjet e hapura politike me Bullgarinë vazhdojnë javën e ardhshme (23 dhe 24 mars) në Shkup, me një vizitën e ministres së Jashtme bullgare Teodora Gençovska. Maqedonia e Veriut në procesin e bisedimeve vepron me qëndrime të qarta të harmonizuara për çështjet e hapura, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani dje në takimin me gazetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai njoftoi se në Forumin Diplomatik në Antalia ka pasur një takim me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ukrainë, por në pjesën më të madhe të takimit kanë qenë bisedimet tona politike dhe çështjet e hapura.

“Biseduam për të gjitha pikat, konkluduam se duhet të merren vendime vendimtare në këtë periudhë sepse çështja e zgjerimit evropian padyshim që bëhet një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe BE-në dhe secili shtet anëtar ka përgjegjësi për sigurinë e rajonin, por edhe sigurinë në të gjithë kontinentin. Pra, nuk bëhet fjalë më vetëm për besueshmërinë e BE-së, por për sigurinë e rajonit”, tha Osmani.

I pyetur nëse ka qëndrime të kundërta për qëndrimet e Shkupit në bisedime në mes të MPJ-së dhe ekspertëve dhe ndërmjet MPJ-së dhe Qeverisë, Osmani e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Duke komentuar një tekst të publikuar dje, ai shtoi se nuk është korrekte të paraqitet teksti ndryshe, sepse thotë se flitet për dallimet në Bullgari, në mes të Ministrisë së Jashtme bullgare dhe qeverisë së tyre, e jo në tonën.

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...