Grubi për Analiza 24: Masat po japin rezultat, u bëmë shembull për vendet e rajonit

I ftuar në emisionin Analiza 24 në Televionin 24, Zëvendëskryeministri i parë Artan grubi ka folur për masat e fundit që Qeveria i ka ndërmarë për të mbrojtur xhepin e qytetarëve duke ngrirë çmimet e më pas edhe dule ulur marzhën si dhe TVSH-në për produktet bazë.

“Nga sot nuk ka TVSH për produktet bazë ushqimore si miell, oriz, vaj dhe qumësht dhe produkte tjera dhe shpresoj se do të ndikojë në xhepin e qytetarëve. Pasiqë tregtarët filluan të keqpërdorin këtë gjë duhej të intervenohet nga ana e Qeverisë për produktet bazë dhe të ulet marzha dhe ne u kujdesëm për qytetarët. U bëmë shembull për rajonin pasiqë kam parë se si vendet e rajonit kanë debatuar për ne se si duhet të kujdesemi për qytetarët. Republika e Maqedonisë së Veriut përmes ekipit ekonomik të formuar mendoj se janë shembull për gjithë vendet në Ballkan”, ka theksuar Grubi.