Ndër tre shtete, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë naftën më të lirë!

Ndër tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për momentin paguajnë naftën më të lirë! Me çmimet aktuale, në Maqedoninë e Veriut 1 litër naftë paguhet 79 denarë apo 1.28 euro, në Kosovë 92.4 denarë apo 1.50 euro dhe në Shqipëri 104 denarë apo 1.70 euro, shkruan Flaka

Çmimi i dizelit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut ndër vite ka çmimin më të lirë të derivative të naftës për litër në të rajon.

Në perspektivë, nëse shohim çmimet për litër, Maqedonia ka çmime më të lira se Kosova, Shqipëria, Serbia po edhe Kroacia.

Çmimet aktuale me pakicë, 17 Mars – 2022

Përkundër rritjes së çmimeve, derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut janë ende më të lira se në të gjitha vendet e rajonit.

Krahasuar me rajonin, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga 17 marsi 2022, Dizeli ka çmimin më të ulët dhe është 1.28 euro për litër, ndërsa në Serbi është 1.55 euro për litër, në Bullgari është 1.48 euro për litër në Shqipëri 1.70 euro për litër, në Greqi 1.99 euro për litër, në Kosovë 1.50 euro dhe në Kroaci 1.59 euro për litër.

Ministri i Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi të mërkurën deklaroi që: “Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina nga sonte në mesnatë do të zvogëlohet për 5 denarë, ndërsa çmimi i naftës për 6 denarë”

“Kështu, Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët të karburantit dizel në rajon”, deklaroi Bekteshi.

Në lidhje me çmimin e naftës dhe derivateve të naftës, nga qeveria e Maqedonisë së Veriut shprehen që: “Për shkak të vendimeve lidhur me uljen graduale të akcizës dhe uljen e TVSH-së në rajon, ka çmim më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës.

“Kudo që të shkoni nuk do të gjeni çmim më të lirë dhe kjo për shkak të vendimit të shpejtë dhe në kohë që u miratua, gjegjësisht masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria dhe efikasiteti i Kuvendit në miratimin e zgjidhjeve ligjore”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.