Emocionohet Erdogan, kujton kohën e fëmijërisë, flet për “vëllezërit” shqiptar

Asnjëherë nuk e ka fshehur afërsinë me shqiptarët si popull, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kohë më parë në një prononcim kishte deklaruar se shqiptarët i ka si vëllezër.

Për më tepër ai ka treguar edhe një rast që nga fëmijëria që ka lidhje edhe me shqiptarët.

“Në lagjen ku unë jetoja si fëmijë kishim shumë fqinjë vëllezër shqiptarë, me ata luanim dhe me ta jemi rritur. Në lagje e kishim një hallë shqiptare dhe mund te them qe ne duart e saj jam rritur. Deri tani në shtetin tim asnje te keqe nuk kam dëgjuar nga vëlle zërit shqiptarë, dhe shpresojmë kjo miqësi do të vazhdoj gjithmone”, kishte thënë Erdogan.