Grubi nga Kosova: Decentralizimi për shqiptarët e RMV-së më tepër se një proces shoqëror, është një mision

-

“Për ne, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, zbatimi i procesit të decentralizimit të komunave, nuk është trajtuar thjesht vetëm si një proces i rëndomtë shoqëror ose institucional, por më tepër si një mision më i gjerë shoqëror, që në thelb ngërthen idealet e barazisë”. Kështu deklaroi Zëvendëskryeministri i Parë i RMV-së, Artan Grubi në konferencën “Forumi i Qeverisjes Lokale në Ballkanin Perendimorë”, që organizohet nga ana e Republikës së Kosovës, raporton indeks.mk

Ai shtoi se , kurorë e decentralizmit është mbi të gjitha jetësimi i të drejtave tona të natyrshme në vendin me një larmi etnike e kulturore.

“Maqedonia e Veriut, në këtë rrugëtim të gjatë më shumë se tri dekada, ka kaluar nëpër modele të shtrirjes dhe tendencave të ndryshme të pushteteve, apo më saktë të raporteve midis pushtetit qendror dhe qeverisjes lokale. Pozicionimi juridik në thelb i centralizuar para vitit 2001, krijonte pabarazi dhe diskriminim të komuniteteve, e kjo më së shumti është reflektuar te shqiptarët, si bashkësi e dytë në Maqedoni, duke mos u mundësuar që për zhvillimin e mjediseve të tyre të merrnin obligimet dhe përgjegjësitë vetë për shumë aspekte që lidhen me zhvillimin, arsimin, financimin, realizimin e projekteve zhvillimore dhe shumë aspekteve tjera të jetës. Në këtë konstelacion, komunat më shumë i jepnin buxhetit, se sa merrnin prej tij për zhvillimin e tyre”, nënvizoi Grubi.

Mes tjerash ai ia ka theksuar se mangësitë e këtij modeli u përmirësuan pas luftës së vitit 2001 me nënshkrimin e Marrëveshjes të Ohrit, shkruan indeks.mk

Lajmet e fundit

Canelo Alvarez mposht Jermell Charlo, ruan titujt e super kampionit

Saul “Canelo” Alvarez  mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile...

Kasami i bashkohet VMRO-së: Nuk i votojmë Ndryshimet kushtetuese

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe pse Lëvizja Besa nuk ka marrë pjesë me kandidatin e saj në Grupin...

Ish-bashkëshorti që vrau gruan, vret edhe veten

il femminicidio di Castelfiorentino, nel riquadro la donna uccisa e il marito, maggiore indiziato dell'omicidioNjë 40-vjeçar shqiptar që...

Fifi rrëqeth publikun me recitimin e Marshit të UÇK-së në emision: Situata ishte e rëndë për mua, pasi kam familjarë në Mitrovicë – Telegrafi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër...
- Advertisement -

Balotelli godet Mourinho-n: Ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Mario Balotelli, ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t e shumë skuadrave të tjera, ka folur së fundmi për nisjen...

Medvedev: Rusia mund të aneksojë më shumë territore

Dmitry Medvedev  ka shënuar përvjetorin e Rusisë që pretendon katër territore ukrainase duke sugjeruar se Moska mund të aneksojë...