Saddiq Bey shkëlqen me 51 pikë, Pistons marrin fitore në udhëtim te Magic



09:18 | 18 Mars 2022

Vetëm një ndeshje është zhvilluar mbrëmë në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Një sfidë, por spektakli nuk ka munguar në Amway Center të Orlandos, ku Magic u mposhtë para adhuruesve të vet nga Detroit Pistons me 14 pikë epërsi 120:134.

Ka qenë një sfidë tejet interesante me shumë pikë të shënuara, por në fund Pistons morën fitoren pas katër disfatave radhazi.

Ishte basketbollisti amerikan Saddiq Bey më meritori për fitoren e Pistons me 51 pikë të shënuara, nëntë kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe Bagley me 20 pikë e 11 kërcime si dhe Stewart që shtoi 16 të tjera.

Tek skuadra vendase më efikasi ishte gjermani Franz Wagner me 26 pikë, derisa Terrence Ross shtoi 17 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/