Ahmeti: Çdoherë kemi kërkuar strategji për t’iu kundërpërgjigjur pushtuesit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin n’Demos ka folur me refleksione që nga fillimi i veprimtarisë 40 vite më parë gjerë më sot.

“Gjithmonë kemi qenë në kërkim të një strategjie për t’iu kundërpërgjigjur Serbisë, pushtuesit. Kemi kryer me Xhavitin dhe Jasharin nga gjeneral më të mirë të Shqipërisë por nuk jemo stërvitur. Ne kemi mësuar se si ti stervisim të tjerët dhe kjo ka zgjatur 4 vite. Nga vitet 90-ta, të gjitha grupet që i kemi stërvitur ne nuk kemi bërë dallime, edhe grupi Adem Jasharit dhe grupet tjera. Ata kanë qenë djemt tanë djem të Kosovës dhe shqiptar. Çdokush që ka patur gatishmëri e ka patur perkrahjen dhe kurajon e Lëvizjes. Asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e Shqipërisë në mënyrën e vet por theksoj se meritor për rritjen e aktivitetit dhe forcimin e rradhëve është periudha kur Luan Haradinaj merr përsipër furnizimin me mjete”, thekson më tej në rrëfimin e tij Ahmeti.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=700415148054907