Ishte njëri ndër të parët që iu bashkëngjit rrugëtimit të ZiadinSelës kur ai mori iniciativën për reformimin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe për dy vite Elmir Sejfullai ushtroi detyrën e zëdhënësit të partisë. Por, Sejfullai është njëri ndër të parët që gjithashtu kundërshton publikisht politikat, sipas tij të gabuara, të Ziadin Selës, pas rikandidimit të tij edhe për një mandat në krye të ASH-së, njofton indeks.mk
Sejfullai thotë se Sela është dashur të japë dorëheqje, menjëherë pas zgjedhjeve lokale në të cilat partia e tij humbi numër të madh të votave.
Ai shtoi se kreu i ASH-së i ka larguar nga partia të gjithë ata që nuk pajtohen me të dhe mendojnë ndryshe. Siaps tij, të gjithë anëtarët që janë larguar nga ASH-ja nuk duhet të stepen dhe duhet të flasin publikisht për këtë gjë sepse, gjithnjë sipas Sejfullait, Sela po e shpie drejtë zhdukjes Aleancën.
Ish zëdhënësi i LR-PDSH-së mes tjerash thotë se kryesisë së ASH-së iu rrit mendja në momentin kur partia në krah të aktivistëve mori 12 deputetë.
Sejfullai për indeks.mk thotë se kjo nuk është hera e parë që ZiadinSela, po e shkel statutin e partisë, por po e përsëritë tashmë disa herë.
Ndryshe, kreu i ASH-së ditë më parë për indeks.mk tha se asnjë nga themeluesit apo aktivistët nuk e kritikon kandidimin e tij edhe për një mandat, por disa zëra kritikë kohëve të fundit, e përgënjeshtrojnë./indeks.mk/