Ne nuk e kemi luksin që të heqim dorë nga rruga evropiane e nga partneriteti ynë atlantik dhe të lejojmë aventura hibride ruse në Maqedoninë e Veriut, vlerëson zëvendëskryeministri i partë Artan Grubi në ClickPlus në TV21.
Shton se pjesë e skenarëve hibride ruse janë bërë edhe parti politike në Kuvend, përfshirë edhe ato shqiptare.
Në këtë kontekst, ai ndërlidh dy momente. Takimin e kryetarit të partisë “Levica”, Dimitar Apasiev me ambasadorin rus në vend dhe takimin e partive opozitare gjatë vitit të kaluar ku u njoftua krijimi i shumicës prej 61 deputetësh për rrëzimin e Qeverisë Zaev 2.
“Partitë opozitare maqedono – shqiptare. Që të dyja. Do të thotë e patë takimin e zotëri Apaesivit dhe bashkëpartiakut të tij Krumov me ambasadorin rus dhe agjendën të cilën e kishin në formimin e koalicionit prej 61 deputetësh në fund të dhjetorit për rrënimin e kësaj Qeverie”, tha Grubi.