Pendarovski: T’i lëmë anash stereotipet, të përqendrohemi në zhvillimin e aftësive të personave me Sindom Daun

-

 Dita Botërore e Personave me Sindrom Daun, dita e 21-të e muajit të tretë, si simbol për tri kopjet e kromozomit të 21-të të cilët i mbajnë personat me Sindrom Daun, është vetëm një nga vargu i arsyeve i cili na përkujton se çka kemi bërë për personat të cilët jetojnë me këtë gjendje dhe cilët janë hapat e ardhshëm të cilët duhet t’i ndërmarrim për sigurimin e jetës së tyre cilësore dhe të barabartë, shkroi presidenti Stevo Pendarovski në porosinë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Personave me Sindomin Daun.

Jam i sigurt, thekson Pendarovski, se me ngitjen e vazhdueshme të vetëdijes publike dhe përforcim të shërbimeve gjithëpërfshirëse, mund t’iu sigurojmë bashkëqytetarëve tanë me Sindom Daun që të kenë jetë të përmbushur, të bazuar në barazi dhe mosdiskriminim.

“T’i lëmë anash stereotipet, të përqendrohemi në funksionalitetin dhe zhvillimin e aftësive të personave me Sindrom Daun, me qëllim që t’iu japim hapësirë në shoqërinë tonë të përbashkët”, porosit Pendarovski.

Me qëllim të integrimit të pandërprerë të personave me Sindrom Daun në shoqërinë gjithëpërfshirëse, siç thekson presidenti Pendarovski, nevojitet realizim i planifikuar dhe i koordinuar i aktiviteteve të të gjitha palëve të prekura: institucionet shtetërore, institucionet shëndetësore, institucionet arsimore, qendrat sociale dhe organizatat civile.

“Shpreh mbështetje të parezervuar për të gjithë prindërit dhe familjet e personave me Sindrom Daun dhe mirënjohje për të gjitha institucionet dhe individët, të cilët janë të përfshirë në procesin e tyre edukativ, kujdesit mjekësor dhe mbrojtjes sociale. Raporti ynë drejtë personave me nevoja të veçanta është edhe një gjest i angazhimeve deklarative për ndërtim të shoqërisë gjithëpërfshirëse në të cilën njëjtë gëzojnë të drejtat dhe liritë e njeriut”, shkroi presidenti Pendarovski.

Lajmet e fundit

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...
- Advertisement -

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...