Vazhdim i gjashtë seancave në Kuvend

Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdime të gjashtë seancave, të 47-të, të 50-të, 54-të, 57-të, 61-të dhe të 64-të.

Deputetët në vazhdimin e seancës së 47-të do të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për koncesione dhe partneritet publik-privat, për propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për banim, Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për mjedis jetësor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në rend të ditës të kësaj seance janë edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë dhe Propozim ligji për shitjen e banesave në pronësi shtetërore, të ndara në shfrytëzim për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimeve zbuluese dhe të sigurisë, të dyja në lexim të parë.

Para deputetëve në vazhdimin e seancës së 50-të janë Propozim-ligji për procedurë gjyqësore, Propozim-ligji për pagesë të kompensimit në para të viktimave nga veprat penale me dhunë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të gjitha në lexim të parë.

Në rend të ditës së vazhdimit të seancës së 54-të janë Propozimi për zgjedhje të zëvendësve të avokatit të popullit, Propozim-ligji për stabilitet financiar, në lexim të parë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndjekje të komunikimeve, në lexim të dytë. Në rend të ditës së kësaj seance janë edhe Propizimi i rezolutës për aspektet juridike dhe morale të Kovid-vaksinimit, të parashtruar nga deputetët Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, si dhe Propozimi i ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut në obligimet nga Marrëveshja për hua për financimin e Projektit të EMV-së për tranzicion ndaj fotovoltaikëve solarë, i cili do të lidhet mes Bankës Evropiane për Riërtëritje dhe Zhvillim dhe Shoqatës Aksionale për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore – Shkup, me procedurë të shkurtuar.

Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, plani financiar për ndërmarrje radiofizive publike, Radio Televizioni i Maqedonisë për vitin 2022, Programi vjetor për punën e Agjencisë për posta për vitin 2022, Programi vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2022 janë në rend të ditës të vazhdimit të seancës së 57-të.

Deputetët në vazhdimin e seancës së 61-të do të debatojnë për Propozimin për emërimin e anëtarit të KRRE-së, për Planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2022, për Programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2022 dhe Plani financiar i Agjencisë për aviacion civil për vitin 2022.

Në rend të ditës së seancës së 64-të janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor, të Ligjit për punë të brendshme, të Ligjit për polici, të gjitha në lexim të dytë. Si pikë e fundit të kësaj seance është Propozimi i deklaratës me rastin e 150-vjetorit nga lindja e Goce Dellçevit.