Kovaçevski: Aleatët e NATO-s janë të bashkuar për Ukrainën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para fillimit të samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s tha se Aleanca është e bashkuar dhe se sot do të diskutohet për forcimin e pjesës lindore të Aleancës.

“Të gjithë aleatët e NATO-s janë të bashkuar, ne do të japim mbështetjen tonë për të gjithë njerëzit e lirë në Ukrainë, do të mbetemi të bashkuar dhe Maqedonia e Veriut si vend anëtar tashmë është në dakorduar me politikën e jashtme të BE-së dhe ka harmonizuar të gjitha vendimet e saj me anëtarët e NATO-s dhe BE-së, sepse “ne besojmë se një zgjidhja paqësore është e vetmja mënyrë për të penguar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës,” tha Kovaçevski.