Takim i liderëve të NATO-s në Bruksel – temë diskutimi siguria e aleancës dhe Ukraina

-

Liderët e NATO-s e kanë filluar samitin e jashtëzakonshëm. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, përpara samitit ka thënë se liderët do të diskutojnë “nevojën për riorganizim të parandalimit dhe mbrojtje në periudhë afatgjatë”, transmeton Portalb.mk.

Stoltenberg tha se aleatët i kishin dhënë mbështetje Ukrainës për të ndihmuar në “të drejtën themelore për vetëmbrojtje”, por përsëriti se detyra kryesore e aleancës ushtarake ishte mbrojtja dhe ruajtja e anëtarëve të NATO-s.

Pasi Ukraina nuk është anëtare, Aleanca ka thënë vazhdimisht se nuk do të dërgojë trupa në vend, megjithëse po rrit praninë e saj ushtarake në shtetet anëtare fqinje.

Stoltenberg tha se udhëheqësit e NATO-s do të diskutojnë sot për mbrojtjen afatgjatë.

“Hapi i parë është formimi i katër grupeve të reja luftarake në pjesën lindore të Aleancës, në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki,” tha ai.

Ai e përshkroi luftën në Ukrainë si “krizën më serioze të sigurisë në një gjeneratë“, duke njoftuar se presidenti ukrainas Zelensky do t’u drejtohej sot liderëve të NATO-s.

Ai theksoi nevojën që anëtarët e Aleancës ta trajtojnë së bashku krizën.

“Aleatët do të duhet të bëjnë më shumë,” tha Stoltenberg, duke shtuar se pret që liderët e NATO-s të bien dakord për “përshpejtimin e investimeve në mbrojtje“.

“Takimi i sotëm do të tregojë rëndësinë që Amerika e Veriut dhe Evropa të qëndrojnë së bashku përballë kësaj krize”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, presidenti Joe Biden dje tashmë ka mbërritur në Evropë ku do të takohet me liderët e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe G7-s.

Sipas medieve ndërkombëtare të cilat citojnë burime nga Shtëpia e Bardhë, Biden do të caktojë sanksione ndaj 300 ligjvënësve të Dumës ruse të Shtetit si edhe do të njoftojë sanksione të reja kundër Rusisë në këtë samit.

Ndërkohë, para samitit të sotëm të jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel, ku do merr pjesë edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në këtë samit ndër të tjera do të diskutohet edhe për forcimin e krahut të Evropës Lindore.

“Dhe kjo është diskutuar edhe në takimet e rëndësishme në NATO, kështu që në atë pjesë kemi marrë vendime të duhura për forcimin e krahut lindor dhe sigurisht që do të diskutohet në këtë samit të jashtëzakonshëm”, theksoi Kovaçevski para samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s, duke iu përgjigjur pyetjes nëse mendon se NATO duhet të ketë më shumë pjesëmarrje në Evropën Lindore.

Ai ndër të tjera theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka ofruar ndihmë adekuate për popullin ukrainas, kurse tani është koha, siç theksoi ai vetë, kur populli i Ukrainës ka nevojë për ndihmën e botës demokratike.

“Sot, të gjithë aleatët e NATO-s janë të bashkuar. Do të ofrojmë mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës, do të mbetemi të bashkuar. Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, tashmë e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me BE-në dhe ne i kemi marrë të gjitha vendimet të harmonizuara me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së për të penguar atë që po bën Rusia e Putinit në Ukrainë, kurse në drejtimin për t’i ndihmuar ukrainasit i sollëm të gjitha vendimet e që t’i pranojmë të gjithë refugjatët që do të kërkojnë strehim në vendin tonë”, tha Kovaçevski para fillimit të samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...