Izet Zeqiri zgjidhet Rektor i Universitetit “Nënë Tereza”

Prof.Dr. Izet Zeqiri është zgjedhur Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Zeqiri është zgjedhur rektor me mandat tre vjeçar 2022/2025.

“Komisioni Universitar Zgjedhor në krye me kryetarin, Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi konstatoi se kandidati i vetëm Prof.Dr. Izet Zeqiri mori 98 % të votave PËR, dhe u zgjodh Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

Akademik Izet Zeqiri është profesor universitar dhe pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.