Zjarr në autobusin e linjës 57 në Shkup, nuk ka të lënduar

Sot në mesditë në Shkup është djegur një autobus i linjës 57, përcjell TV21. Nga NPQ-Shkup thonë se ka vetëm dëme materiale dhe se nuk ka të lënduar.

“Në autobusin dykatësh “Yutong” që qarkullon në linjën 57 ka pasur zjarr, në të cilin fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin e rënies së zjarrit autobusi ka qenë në stacionin e fundit/fillestar në Nerezi dhe në bord nuk ka pasur pasagjerë”, theksojnë nga NQP-Shkupi.