BDI feston: Ziadin Sela mbetet në krye të Aleancës

-

Ndonëse rikandidohet për të disatën herë me rradhë në krye të Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela tashmë po i hyn garës si një humbës serik gjatë të gjithë cikleve zgjedhore përfshirë që nga koha kur ai ishte në rradhët e PDSH-së e më pas edhe si LR PDSH bashkë me koalicionet që i bënte por edhe më pas edhe si pjesë e ASH-së, Sela gjithnjë është shpallur humbës edhe krahas koalicionimit me shumë parti përfshirë herën e fundit me VMRO-në, Ziadin Sela vazhdon të qëndrojë në krye të partisë dhe të mbajë peng atë si humbës sepse gjatë qëndrimit në krye të partisë ai asnjëherë nuk e bëri atë fituese.

Megjithatë këto humbje nuk kanë ndikuar aspak tek Sela që të tërhiqet dhe të lë vend pasardhësve të tij për një prosperitet më të madh në parti por edhe për të mos u quajtur humbës serik. Ai pas kandidaturës pritet që të rizgjidhet kryetar por duke lënë fatin e partisë në duar të pasigurta sepse humbjet do të vazhdojnë edhe më tej.

Në anën tjetër, javë më parë nga foltorja e kuvendit deputeti i BDI-së Arbër Ademi ka theksuar se Sela është humbës serik dhe si i tillë do të vazhdojë edhe më tej të drejtojë këtë parti duke e çuar në humbje ndërsa i ka kërkuar që të jetë delegat i partisë që edhe ai të votojë për Selën.

“Sela foli për legjitimitetin, humbësi i të gjitha zgjedhjeve në seri foli për legjitimitetin, z. Sela nuk mund ta mundni Ali Ahmetin, qoftë duke qenë fillimisht në PDSH qoftë si LRPDSH, qoftë duke përdorë parti të tjera si RDK, UNITETI, BESA, ALTERNATIVA tash prap ktheheni tek BESA nuk mund ta mundni Ali Ahmetin, duke e patur disponimin e qytetarëve parasysh që në raundin e parë shkuat në koalicion me VMRO-DPMNE ç’është e vërteta ngjizja e këtij koalicioni ka ndodhur një vit e më përpara por herë mohoeshte e herë pohoeshte e në fund doli në shesh e vërteta. Dhe çka përjetuat, përjetuat fiasko nokaut klasik nga qytetarët nga 89 mijë vota ratë në 49 mijë vota në 49 mijë vota z. Sela nuk kërkohet Qeveri por kërkohet përgjegjësi jeni pa legjitimitet, nuk ju beson as qytetari e askush dhe në vend se të kishte një pranim fajit të sinqert pas raundit të dytë bëtë edhe një gabim tjetër hytë në koalicion me Levicën e Apasievit çka do që të them nuk do të mund të transmetohet më mirë se ajo fotografi ku dolët së bashku dhe ku thatë se keni një shumicë parlamentare prej 61 deputetëve, zaten edhe thuhet një fotografi vlen sa një mijë fjalë. Ju keni thënë se kush ka një votë më tepër në bllokun shqiptarë ai e ka legjitimitetin ai e ka forcën të negociojë për koalicion dhe ju nuk do të rini pas dere por do të lejoni atij që ka mandat të bëj edhe Qeverinë, prandaj z. Sela kam vetëm një kërkesë për ju, dua mua që të ma mundësoni që në kongresin partiak tuaj që të jem delegat dhe jo me një dorë por me dy duar që ju të rizgjidheni kryetar i Aleancës dhe ta drejtoni këtë parti drejt humbjeve të reja”, ka përfunduar kështu fjalën e tij deputeti Ademi.

https://fb.watch/b-_5O9bYkT/

Lajmet e fundit

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...
- Advertisement -

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham i mbajti lotët teksa foli sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij në një serial të...