Prodhimi i fabrikës së re do të fillojë në fund të vitit 2022

Bekteshi paralajmëron 300 vende të reja pune në rajonin e Pollogut

Fillon realizimi i investimit të ri të KIEL Maqedoni në TIRZ Tetovë.

Kompania KIEL e cila është prodhuesi lider i sediljeve për trena dhe autobusë, fillon me ndërtimin e fabrikës së re prodhuese në TIRZ Tetovë, investim prej 9.2 milionë euro.

Në fabrikën e re prodhuese në Tetovë, e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej 7.500 metra katrorë, është planifikuar të hapen 300 vende të reja pune në rajonin e Pollogut.

Ministria e Ekonomisë ka dhënë pëlqimin për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Kompanisë për prodhimin e komponentëve të brendshëm KIEL MAQEDONIA dhe NORMAK INVESTMENT GROUP, me të cilën fillon realizimi i këtij investimi të ri.