Grubi: Shqiptarët janë 29.5% në Maqedoninë e Veriut sipas regjistrimit 2021

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka publikuar rezultatet e regjistrimit. Më poshtë e keni statusin e plotë të Grubit.
Pas 20 vjetësh, më në fund realizuam edhe këtë operacion statistikor përmes një metodologjie të re të Eurostatit dhe me teknologji të re në mënyrë elektronike edhe përkundër debateve politike, obstrukcioneve dhe sfidave.
Të gjitha u tejkaluan dhe e realizuam me sukses Procesin e Regjistrimit të popullësisë.
Ka qytetarë të cilët nuk janë regjistruar, që sipas EuroStat është e zakonshme, por me rëndësi ky regjistrim mohoi të gjitha pretendimet politike dhe nxjerr në pah pasqyrën momentale të popullatës së përgjithshme në vend, diasporë dhe në komuna.
Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)