Xhaferi takoi ministren për Evropë dhe Çështje Kushtetuese të Republikës së Austrisë

Në takimin e sotëm me ministren për Evropë dhe Çështje Kushtetuese të Republikës së Austrisë, znj. Karoline Edshtadler, kryetari i parlamentit të Maqedonisë Xhaferi bisedoi për mbështetjen e vazhdueshme nga Austria për rrugën tonë eurointegruese, për raportet ndërmjet dy Kuvendeve dhe në përgjithësi bashkëpunimin shkëlqyer bilateral. E theksuar biseda për nevojën për zhvillim të mëtejmë edhe të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, kulturor, turistik dhe arsimor ndërmjet dy shteteve, me mbështetje të fuqishme parlamentare e të gjitha projekteve dhe nismave të përbashkëta mes dy qeverive.