Deputetët sot debatuan për Propozimin e planit financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujërave (KRRE) për vitin 2022, në korniza të seancës së 54-të.
Për deputetët nga opozita, plani financiar të KRRE-së për vitin 2022, është i papërmbajtur në kushte të gjendjes së krizës energjetike, pandemike, emigrantëve dhe të ngrohjes në shtet, ndërsa rregullatorët po lejojnë shuma më të larta të shpenzimeve në krahasim me vitet paraprake.
Në lidhje me propozim vendimin për përcaktimin e përqindjes së të hyrave të përgjithshme vjetore për financimin e punës së KRRE-së për vitin 2022, deputetët e opozitës theksuan se Kuvendi nuk guxon të lejojë që të miratohet vendim në të cilin, siç theksuan, do të ketë rritje në përqindje të përfshirjes në kohë krize.
Seanca vazhdon nesër me fillim nga ora 11.