Selami dhe Bilalli: Apel kompanive, ndihmoni sportistët dhe përdorni vauçerët

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami sot realizoi takim pune me zv/drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport të RMV-së Amir Bilalli.

Në fokus të takimit ishte përforcimi i bashkëpunimit në projektet që tash më disa kohë po i realizojnë bashkë këto dy instiutucion

“Ky është viti i katërt që Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Agjencia për Rini dhe Sport po realizojnë sistemin e vauçerëve për përkrahje të subjekteve sportive dhe sportistët individual.
Nga ky takim bashkë me zëv.drejtorin Bilalli inkurajojmë kompanitë të shfrytëzojnë këtë sistem të vauçerëve, të cilëve për donimin do t’ju ulet tatimi i fitimit dhe nga ana tjetër do të ndihmojnë sportistët dhe do të kontribuojnë për një shoqëri më të shëndoshë. Ju përkujtojmë se në vitin 2019, 640 kompani kanë donuar mbi 493 milion denarë për 377 subjekte sportive, në vitin 2020, 686 kompani kanë donuar 547 milion denarë për 626 subjekte sportive, në vitin 2021, 601 kompani kanë donuar mbi 400 milion denarë për 689 subjekte sportive” shkruan Selami.