Bekteshi: Do furnizohemi me gaz nga Bullgaria nëse ndërpritet gazi rus

Vendi, gaz natyror ka të siguruar deri më 15 prill. Këtë e konfirmoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili nuk beson se do të mund të kishte problem në pjesën e energjisë termike dhe elektrike në vendimin eventual të Federatës Ruse për t’u paguar gaz natyror me rubla nga ana e vendeve siç i ka quajtur “armike”.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

”Në rast se sillet vendim i këtillë, të gjitha resurset tjera alternative me gaz natyror me të cilat do të furnizohet Bullgaria, do të mund që t’i shfrytëzojmë ne. Si vend antarë i NATO-s dhe vend që ka aspirate për anëtarësim në BE, shteti do t’i respektoj të gjitha vendimet që do të dalin në nivel të Aleancës dhe nga ana e vendeve anëtare të BE, por jam i bindur se do të gjenden alternativa të tjera për furnzim me gaz natyror”.