Qyteti i Shkupit edhe këtë vit subvencionon blerjen e inverterëve për ngrohje

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do ta vazhdojë masën për ndarjen e subvencioneve për qytetarët për blerjen einverterëve për ngrohje.

Vazhdimi i masës sot mori dritë jeshile edhe nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.

“Në periudhën e ardhshme do të shpallet thirrja publike për subvencione, ku do të mund të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kushtet e parapara dhe të gjithë ata që kanë blerë inverterë duke filluar nga data 01.01.2022. Mjetet e parapara për këto subvencione janë siguruar nga buxheti i Qytetit të Shkupit, si dhe mjetet e mbetura të marra nga Qeveria në vitin 2020”, thuhet në kumtesën.

Sipas programit të sivjetshëm, për këtë qëllim janë paraparë 24 milionë denarë, ndërsa qytetarëve do t’u kompensohen në tërësi shpenzimet për blerjen e inverterëve, por jo më shumë se 62.000 denarë neto.