Qytetarët të Komunës së Tetovës akuzojnë kryetarin Bilall Kasami që nga mbrëmë i la pa ujë për pije, ata thojnë që Kasami është fajtor që pa i paralajmëruar qyetarët iu është ndalur uji për pijë, dhe revoltën e shprehin që qysh në syfyrin e parë të muajit të Ramazanit janë përballur me mungesë të ujit për pije.
Nga NPK “Tetova” njoftojnë se si pasojë e të reshurave të shiut është dëmtuar ujësjellësi i qytetit të Tetovës dhe për këtë arsye i njëjti është i ndalur.
Sasia e ujit nga burimet tjera dhe bunaret arin deri në 260 l/s , sasi e cila nuk është e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët ,kështu që ndërmarrja ka vendosur që prej ora 23:00 deri ne ora 03:00 të kemi restrikcion të ujit”, thonë nga NPK “Tetova” Tetovë.
Nga atje shtojnë se ky informim do të vlejë deri sa analizat e ujit nga burimi i Leshnicës do të na tregojnë se uji është i pastër dhe i plotëson kushtet për tu lëshuar për përdorim dhe shfrytëzim nga qytetarët.