Lirohet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga mesnata, çmimi i benzinës të lirohet për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës të lirohet për 1,5 denarë. Sipas vendimit të fundit të KRrE-së, çmimet e karburanteve janë si vijon:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 81,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 83,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 82,00 (denarë/litër)