Në përputhje me Programin për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2022, Ministria e Ekonomisë shpalli dy thirrje publike për mbështetjen e kompanive vendore që do të zgjasin deri më 6 maj të vitit 2022:
Thirrjen publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme
Thirrjen publike për subvencionimin e zejtarëve dhe ushtruesve të veprimtarisë zejtare
Janë parashikuar 50 milionë denarë për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme ose rreth 800 mijë euro dhe 6 milionë denarë për mbështetjen e zejtarëve ose 98 mijë euro.
Për të dyja thirrjet publike, në përputhje me kushtet, do të subvencionohen shpenzimet e dëshmuara të kompanive për blerjen e makinave të bëra në vitet 2021 dhe 2022 për kompanitë që i përmbushin kushtet si vijon: të jenë kompani me kapital shumicë vendor, nuk kanë marrë ndihmë shtetërore, në tre vitet e fundit nuk janë subvencionuar përmes thirrjeve publike nga programi AKIS i Ministrisë së Ekonomisë, të jenë themeluar së paku një vit para shpalljes së thirrjes publike, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2021, t’i kenë të shlyera të gjitha detyrimet ndaj shtetit, të mos jetë nisur procedurë e falimentimit për ta dhe të jenë nga veprimtaria – Industri e përpunimit.
Mjetet që janë në dispozicion të dy Thirrjeve publike do t’u shpërndahen të gjithë aplikantëve që do t’i përmbushin kushtet sipas parimit Zhvillim i barabartë rajonal.
Kushtet e të dy thirrjeve publike i gjeni në linqet e mëposhtme