Kovaçevski: Me subvencionimin e rrymës qytetarët kursejnë mesatarisht 2.150 denarë në muaj

Me masat e ndërmarra nga Qeveria për përballimin e krizës energjetike dhe subvencionimin e çmimit për amvisëritë, qytetarët kursejnë mesatarisht 2.150 denarë në muaj nga fatura për energjinë e konsumuar, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Çmimi i energjisë elektrike është rritur kudo 4-5 herë, e diku më shumë. Ajo që ka bërë qeveria është së pari rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në vend dhe kjo është rritur. Së dyti, kur bëmë buxhetin për vitin 2022, ne kemi lënë një rezervë në buxhet në vlerë prej 130 milionë euro që së pari të mund të sigurojmë likuiditet për kompanitë energjetike në vend dhe këtu kam parasysh ESM, MEPSO por edhe EVN si një nga lojtarët e mëdhenjë të industrisë pa të cilët nuk do të kemi shpërndarje të energjisë elektrike dhe është një kompani private e huaj që është solidarizuar në këtë krizë”, tha kryeministri Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Manastir.

Ai theksoi se përveç kësaj, Qeveria subvencionon çmimin e energjisë elektrike për qytetarët.

“Në bazë të atij koncepti, ne po e subvencionojmë çmimin e rrymës për qytetarët në vlerë prej rreth 80 për qind, që do të thotë se nëse nuk është subvencionim, çmimi i rrymës që paguajnë qytetarët do të ishte mesatarisht 2150 denarë në muaj. “, tha Kovaçevski.

Ai tha se të njëjtin shembull duhet të ndjekin edhe komunat, të cilat, siç tha ai, duhet të kursejnë në kohë krize.

“Sa i përket bashkive, edhe ato kanë pasur mundësi të bëjnë buxhetet siç kemi bërë buxhetin e shtetit me rezerva të energjisë elektrike, duke ulur kostot joproduktive, sepse të mos harrojmë që shteti uli kostot korrente në planifikimin e buxhetit të vitit 2022 për “8 për qind e po ashtu me vendim të Qeverisë kufizohen të gjitha blerjet e mobilieve, veturave e kështu me radhë, gjë që ndikon edhe në uljen e shpenzimeve jo thelbësore, ulen kostot e përfaqësimit për 50 për qind dhe ulet numri i punonjësve që udhëtojnë jashtë vendit”, shpjegoi Kovaçevski