Në Kuvend sot ishin caktuar 10 seanca. Deputetët filluan punën me seancën e re të 68-të, në të cilën pas miratimit të rendit të ditës, miratuan propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit për aktin e përgjithshëm të Avokatit të Popullit. Gjithashtu u miratuan vendime për zgjedhjen e kryetarëve dhe zëvendësve të tyre, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre, si në komisionet e Kuvendit, ashtu edhe ndryshimet në grupet parlamentare, përbërjen e delegacioneve që do të kenë aktivitet me institucionet e tyre ndërkombëtare.
Në seancën e 68-të u ratifikuan tri marrëveshje ndërkombëtare: Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së SHBA-së për masat e sigurisë për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara, Marrëveshja për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Agjencisë për Zhvillimin Ndërkombëtar të SHBA-së mbi Garancitë Bankare për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në RMV, si dhe një Propozim-ligj për Ratifikimin e marrëveshjes teknike ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Komandës Supreme të fuqive aleate për Evropën për patrullimin ajror mbi RMV.
Në fillim të seancës u refuzuan tre propozim-ligje të opozitës. Kuvendi nuk e miratoi propozimin për ndryshimin e Ligjit për akciza të VMRO-DPMNE-së, me të cilin kërkuan ulje të çmimit të benzinës për 12 denarë, të naftës për 9 denarë dhe të gazit për 5,5 denarë.
Kuvendi nuk i ka pranuar edhe dy propozim-ligjet e dorëzuara nga deputetët Dimitar Apasiev dhe Borislav Kërmov, për uljen e pikave pagesore për 50 për qind, si dhe ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës, me të cilat kërkohet që pagat të paguhen deri në ditën e pestë të muajit.
Në nëntë seancat e tjera deputetët kanë votuar të gjitha propozim ligjet për të cilat ka përfunduar debati i përgjithshëm.
Pas pauzës së dhënë, Kuvendi duhet të vazhdojë punën në orën 15 pas seancës së 68-të