VMRO-DPMNE votoi kundër ndihmës finansiare për qytetarët me ndihma sociale

Sot në Kuvend kishte votim për ndihmë finansiare prej 1000 denarëve për kategorinë e rrezikuar të qytetarëve.

Kur erdhi momenti i votimit, VMRO-DPMNE votoi kundër kësaj mase, ndërsa arsyet nuk dihen. LSDM doli me akuza kundër VMRO-DPMNE-së se ato nuk duan të ndihmohen qytetarët me ndihmë sociale.

“Deputetët e VMRO-DPMNEsë në seancë votuan kundër nevojës për sjelljen e ndryshimeve të ligjit për mbrojtje sociale. VMRO-DPMNE është kundër ndihmës finansiare për rreth 36 mijë familje të kategorive me vështirësi ekonomike. Asgjë e re nga partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE kundërshton çdo masë përmes së cilave sigurohen më tepër të holla në buxhetet e çdo amvisërie, kundërshton çdo masë që do të thotë mbrojtje e standardit jetësor të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Me këtë masë, parashihet që pranuesit e ndihmës sociale, të marin nga 1000 denarë shtesë për menaxhim më të lehtë me krizën.