Lufta në Ukrainë, Osmani në takime me ministrat e NATO-s

-

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të punëve të jashtme, që do të mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel.

Tema kryesore e sesioneve do të jetë situata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga invazioni ushtarak rus mbi Ukrainën, si dhe masat dhe aktivitetet e marra nga Aleanca për mbrojtjen e territorit dhe garantimin e sigurisë së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Ministrat do të diskutojnë edhe për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, marrëdhëniet me vendet partnere të Aleancës dhe mënyrat për rritjen e ndihmës politike dhe praktike për vendet partnere, të cilat janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh.

Qëndrimin në Bruksel, Osmani do ta shfrytëzojë që të realizojë edhe disa takime bilaterale me homologët e tij.

Lajmet e fundit

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...
- Advertisement -

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...

Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Ferrari driver Carlos Sainz of Spain celebrates after winning the British Formula One Grand Prix as Mercedes driver...