Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe më ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi jugor. Gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë shi lokal. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 16 deri në 21 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë mesatare deri në të përforcuar juglindore. Temperatura minimale do të ulet deri në 2, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 20 gradë.
Të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në shumë vende jostabil me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima dhe erë të përforcuar. Më pas në dy ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe dukshëm më ngrohtë.