“Pse jo” – thotë Talat Xhaferi për hapjen e Kushtetutës për heqjen e 20%

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi duke komentuar paralajmërimet për heqjen e 20% që i referohet përdorimit të gjuhëve në Kushtetutë, thotë se nëse ka vullnet, mund të hapet Kushtetuta.

“Procedurat për hapjen e Kushtetutës dihet në çfarë procedure hapen, me çfarë shumice. Kështu që, nëse ka vullnet, pse jo!”, tha Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjen e TV21.

Paraprakisht edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur i gatshëm për çeljen e Kushtetutës, por kujtoi se duhet të bëhen diskutime mes partive politike.

Kujtojmë se Kushtetua mund të ndryshohet me 2/3 e votave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.