Ulet numri i infektimeve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut

-

Nga data 28 mars deri më 3 prill ka pasur rënie prej 5,4 për qind të rasteve të reja dhe 45,5 për qind të vdekjeve nga COVID-19 në krahasim me javën e kaluar.

Ka 13.4 për qind më pak të shtruar në spital, ndërsa aktualisht janë 71 pacientë në spital.

Sipas raportit të fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik, nga 14.873 testime të kryera janë regjistruar 1.602 pozitive me koronavirus nga 30 qytete. Mbi gjysma (893 ose 55,7 për qind) janë nga Shkupi. Nga numri i përgjithshëm i konfirmuar, 272 ishin riinfeksione, që është rritje prej 1.5 për qind. Dymbëdhjetë vdekje u raportuan në tetë qytete.

Nga data 28 mars deri më 3 prill, janë regjistruar të infektuar në të gjitha grupmoshat, ndërsa më të prekur janë ata mbi 60 vjeç.

Në 93,5% të mostrave të ekzaminuara u vërtetua lloji BA.2 i omicronit (stealth).

Deri më 3 prill, 853.501 njerëz u vaksinuan plotësisht (me dy doza), ndërsa 154.693 morën dozën e tretë.

Lajmet e fundit

Zyrtare, Julian Nagelsman trajner i ri i Gjermanisë

Julian Nagelsman do të drejtojë kombëtaren e Gjermanisë në “Euro 2024”, pasi u emërua trajneri i ri i kombëtares,...

Ahmeti kryen homazhe në varrezat e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënijes së tyre

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali...

Penov mbron ministrin: Tekstet shkollore nuk janë problem i Shaqirit, por i shtetit

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov në një intervistë të dhënë për indeks.mk, ditë më parë ka thënë se...

Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një...
- Advertisement -

25 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së...

Tayna shfaqet në super formë në pozat para pasqyrës

Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë...