Bërns: Maqedonia ka avancuar në luftën kundër korrupsionit, por mbetet akoma shumë punë për tu bërë

-

Korrupsion, aq shpesh e dëgjojmë këtë fjalë sa tashmë kam frikë se do të humbasë kuptimin. Ka pasoja afatgjata që kufizojnë shanset për suksesin e një vendi tha Kate Mary Burns, ambasadorja e SHBA-së në RMV, në forumin e sotëm rajonal “Lufta kundër korrupsionit: Ballkani Perëndimor në fokus”, transmeton Portalb.mk.

Për ambasadoren Bërns, e rëndësishme është që të dihet se patjetër duhet të luftojmë kundër korrupsionit. Kur qytetarët mendojnë se nuk mund të kenë sukses në sistemin e tyre për shkak të administratorëve të korruptuar apo praktikave korruptive, tha ajo, gërryen thelbin e shoqërisë.

Ambasadori Bërns përmendi progresin në Maqedoni dhe vendet e tjera të rajonit, duke theksuar se vendi ynë ka përparuar me 24 vende në listën e perceptimeve për korrupsion.

“Do të donim ta vazhdonim këtë moment të lëvizjes, por megjithatë kemi ende shumë punë për të bërë”, tha Bërns.

Ajo shtoi se korrupsioni merr forma të ndryshme, nuk janë vetëm paratë në zarf dhe nuk ndodh vetëm në nivelet më të larta të qeverisë..

“Kemi mësuar se qytetarët ndonjëherë nuk mund të marrin, për shembull, certifikatë lindjeje pa paguar ryshfet. Dhe ky është korrupsion, dhe është i gabuar dhe i dëmshëm. Është korrupsioni ai që ngadalëson progresin. Lufta kundër korrupsionit është një nga të drejtat themelore të njeriut, ndërsa nga ky vit do të përfshihet edhe gjyqësori. Në Maqedoninë e Veriut, për shembull, ka shumë presion mbi gjyqtarët dhe e gjithë kjo mund të jetë tregues i korrupsionit dhe në rastin më të mirë mund ta bëjë sistemin gjyqësor të ndjeshëm ndaj korrupsionit. Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut për të mbyllur këto dobësi dhe duam të shohim se investimet tona janë të vlefshme me një sistem gjyqësor që është i drejtë për të gjithë,” tha Bërns.

Ajo edhe njëherë theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të bëhet çdo ditë, në çdo institucion dhe për të mirën e çdo qytetari.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...