Konform të dhënave të Institutit për Shëndet Publik (ISHP) në 24 orët e fundit janë bërë 2.020 teste, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me Kovid-19 dhe 259 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Nga 163 rastet e reja në Shkup janë 102, Manastir – 18, Kumanovë – 8, Prilep dhe Resnjë – 5, Kavadar, Veles dhe Kërçovë – nga 3, Tetovë, Ohër, Strumicë, Gjevgjeli dhe Dellçevë – 2, Gostivari, Radovishi, Vallandova, Vinica, Kratovë dhe Demir Kapi – nga 1.
Nga numri total i rasteve pozitive (163), janë regjistruar gjithsej 24 riinfeksione. Nga 259 të shëruar nga Shkupi janë 153, Kavadari 21, Manastiri 17, Kumanova, Prilepi dhe Velesi 8, Gostivari 7, Resnja dhe Ohri 6, Tetovë dhe Dellçevë 4, Kërçoë, Strumicë, Strugë dhe Negotinë – nga 3, Kriva Pallankë – 2, Vallandovë, Koçani dhe Sveti Nikollë – nga 1.
Konform regjistrimit të personave të vdekur me diagnozën Kovid-19 nga “Termini Im” janë paraqitur edhe katër persona të vdekur nga Shkupi (1), Tetovë (1), Ohër (1) dhe Strumicë (1) të moshës prej 64 vjet deri në 83 vjet. Nga personat e paraqitur 3 kanë vdekur në kushte spitalore, një në kushte shtëpiake.
Nga numri i përgjithshëm i viktimave (4), tek 3 prej tyre janë regjistruar komorbiditete.
Janë bërë 2020 testime përmes: ISHP-148, QSHP Shkup-77, QSHP Manastir-56, QSHP Prilep-15, QSHP Tetovë-17, QSHP Kumanovë-34, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-2, Spitali laboratorik Kozle-9, KU Pulmologji dhe Alergologji-2, SPQ “8 Shtatori”-0, Instituti i Mikrobiologjisë-85, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -32, Avicena-47, Biotek-61, Sistina-29, Laboratori Laor -39, Sinlab-7, Remedika-17, Fertilitet-12, Genea-7, Laboratori Nikob-323, VFV Medikal-28, Eli Medika Plus-22, Rojal Medika-6, Spektra-MM-11, Rapid Lab-10 , Zhan Mitrev Strumicë-1, Nova Lab Diagnostiks-4, Ramus-4, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 915.
Deri tani në vend janë kryer gjithsej 1.978.825 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 307.507, numri i të shëruarve është 296.833, numri i viktimave 9.240, ndërsa numri i rasteve aktive 1.434.