Debat “Tregjet bujqësore- ushqimore dhe sigurimi i ushqimit në kontekst të krizës aktuale globale”

Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut sot në Klubin e deputetëve në Shkup do të jetë nikoqir i Grupit të punës 1- Bujqësi dhe zhvillim rural (Kapitulli 11) e cila do të mbajë sesionin e dhjetë në temë “Tregjet bujqësore- ushqimore dhe sigurimi me ushqim në kontekst të krizës aktuale globale”.

Siç kanë paralajmëruar organizatorët, Lëvizja evropiane e Maqedonisë së Veriut, fjalë hyrëse në temën do të kenë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, shefi për bashkëpunim i delegacionit të BE-së, Shetefen Hudolin, ambasadori sllovak në vend Henrik Markush dhe koordinatori nacional i KNBE- MV dhe profesor i Fakultetit Filizofik pranë UCM-së, Mileva Gjurovska.

Në debat do të përfshihen ekspertë të vendit dhe sllovak, profesorë universitarë, përfaqësues të shoqatave bujqësore dhe asociacione të fermerëve dhe përfaqësues tjerë të sektorit qytetarë.

Projekti Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut është platformë për përfshirjen e sektorit qytetarë në debate për tema lidhur me procesin e integrimit evropian me qëllim të përgatiten të gjitha kapacitetet e shtetit për procesin aktual të negociatave me BE-në. Projekti financohet nga USAID-i dhe Agjencia sllovake për zhvillim.