Muslimanët në Ukrainë: Ky Ramazan është përplot dhimbje

-

Muslimanët në Ukrainë po agjërojnë, derisa lu*fta po vazhdon të zhvillohet. Ata janë shprehur se ky Ramaza është krejt ndryshe me ata që kanë kaluar.
“Si mund të jesh normal ndërsa dëgjon vazhdimisht sirena dhe shikon imazhe të shkollave, spitaleve dhe rezidencave të shkatërruara?” pyet Niyara Mamutova, që migroi në veri të vendit nga Krimea e aneksuar nga Rusia në 2014.
Një tjetër muslimane ukrainase nga Kievi, Viktoria Nesterenko, është dakord me parafolësen e saj.

“Unë gjithmonë kam imazhe të tmerrshme të lu*ftës para syve të mi. Ushtarët rusë vr*anë shumë civilë, përfshirë fëmijë, afër Kievit. Ky vit nuk është si Ramazanët e kaluar. Jam e pikëlluar”, tha ajo.
Muslimanët atje, po e prisnin me padurim këtë Ramazan pasi nuk mund ta jetonin ashtu siç dëshironin për dy vjet për shkak të epidemisë së COVID-19, por sërish lu*fta ua prishi planet.

“Gjëja më e vështirë është të përgatitesh moralisht dhe shpirtërisht. Dua të lexoj më shumë Kuran dhe të falem. Por, nuk mund të përqendrohem në lutjet e mia për shkak të tensionit. Sigurisht, ne gjejmë kohë për adhurim. Ka disa përjashtime në kohë lu*fte. Mund të luteni së bashku. Në këtë mënyrë, ne mund të përmbushim detyrat tona fetare”, u shpreh ajo.

Niyara Mamutova ka tetë vjet që jeton në Zaporizhia në jug të vendit dhe drejton një organizatë joqeveritare që synon të lu*ftojë paragjykimet ndaj muslimanëve, raporton BBC. Mamutova kujtoi e trishtuar Ramazanët e kaluar, atëherë kur gjithçka ishte e qetë.

“Në të kaluarën e gjithë familja agjëronte, faleshim dhe bënim iftar. Tani familja jonë është copëtuar nga lu*fta. Disa nga familjarët tanë u larguan nga vendi dhe u vendosën në vende të tjera. Nuk është një atmosferë e lumtur”, u shpreh ajo. Burri i saj punon si imam në një xhami të kthyer nga një vendbanim, e duke qenë se ka orë policore, burri i saj ndonjëherë nuk mund të kthehet në shtëpi aq vonë, prandaj qëndron në xhami,
Megjithatë, Mamutova ka arritur të bëjë miq të rinj, me të cilët e kalon edhe iftarin.

“Ne bëjmë iftar bashkë me muslimanët e tjerë, ndihmojmë njëri-tjetrin, gjithashtu po mbledhim donacione për muslimanët të cilëve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha ajo.
“Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha ajo.
Tutje, Niyara Mamutova u shpreh se këto kohë të vështira do t’i kalojnë falë besimit të madh që kanë.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...