Janë gjobitur 108 vozitës të cilët nuk i lejojnë këmbësorët në vendkalimin e këmbësorëve, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet e tyre si vozitës, gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 8 deri në orën 13 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të kontrollit aksionar të intensifikuar, njofton MPB, nga 108 vozitës të gjobitur, 35 janë në territorin e SPB Tetovë, 28 në SPB Shkup.
MPB apelon vozitësit gjithmonë t’i lejojnë këmbësorët të kalojnë, përkatësisht t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Këmbësorëve me apel që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të sanksionohet mosrespektimi i rregullave të komunikacionit.