Gazetari Goran Mihajllovski zbulon demagogjinë e Mickovskit: Flet për meritokraci, e në komuna punëson kuadro partiake!

Gazetari i njohur Goran Mihajllovski, në një shkrim në portalin e tij SDK.mk, ka zbuluar hipokrizinë dhe demagogjinë e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hirsitijan Mickovski, i cili në TV Alsat tha se do të donte ta hiqte “balanserin”, një mekanizëm në bazë të cilit mëtohet të arrihet përfaqësimi adekuat në administratë. Ai kishte thënë se nëse duam të ndërtojmë shtet “të bazuar në dije dhe kompetenca, librezat partiake nuk duhet të jenë kriter për punësim, por dija dhe aftësitë”.

Mihajllovski thotë se këtë Mickovski e ka thënë me kokën esëll, duke shtuar se tallet me intelegjencinë e të gjithë qytetarëve.

“Nëse dëshiron të udhëheqë shtet bazuar në dije dhe kompetenca, e ku librezat partiake nuk guxojnë të jenë kriter punësimi, atëherë përse kryetarët e tij të komunave i kanë përzënë nga puna të gjithë drejtorët e deritashëm të LSDM-së? Këta të tjerët që i kanë pranuar, janë pa libreza partiake?”, pyet GoranMihajllovski në kolumnën e tij.