Grubi: Hiqen maskat në hapësira të mbyllura

Statusi i plotë në facebook i zëvendëskryeministrit të parë të RMV-së, Artan Grubi rreth lehtësimeve e masave anti – Covid.

Lexo më poshtë:
Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave anti – Covid dhe në përputhje me situatën e përmirësuar epidemiologjikе miratuam këto vendime:
shfuqizohet masa për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura përveç në shtëpitë e shëndetit, barnatore, mjetet e transportit publik (autobus, tren, aeroplan, taksi), institucionet e përkujdesit për personat e moshuar dhe personat me nevoja të posaçme;
nxënësit e shkollave të mesme mund të ndjekin mësim me prezencë fizike pa mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse;
shfuqizohet ndalesa për organizimin e ekskurzioneve dhe mësimit në natyrë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme dhe
 lejohet puna me prezencë fizike e komisioneve mjekësore për përcaktimin e kompensimeve për invaliditet dhe komisioneve për përcaktimin e së drejtës për ndihmë dhe përkujdes nga person tjetër.