Komuna e Gazi Babës me thirrje publike për subvencionimin e biçikletave

Komuna e Gazi Babës shpalli thirrje publike për subvencionimin e qytetarëve në zonën e kësaj vetëqeverisje lokale për blerjen e biçikletave për vitin 2022.

Thirrjen publike e ka bërë të ditur kryetari Boban Stefkovski në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.

“Një tjetër premtim i realizuar! Për herë të parë në territorin e komunës së Gazi Babës janë vendosur subvencione për blerjen e biçikletave”, ka shkruar Stefkovski.

Komuna e Gazi Babës, për të stimuluar banorët e komunës së saj për përdorimin e biçikletave, qytetarëve që do të blejnë një biçikletë të re në periudhën nga shpallja e Thirrjes Publike, nga 11 Prill 2022 deri në shterjen e buxhetit të paraparë për Thirrjen publike, do t’u kompensojë një pjesë të shpenzimeve të bëra gjatë blerjes së biçikletës.

Kushtet për thirrjen publike janë në linkun e mëposhtëm:http://gazibaba.gov.mk/mk/javni-povici/javni-povici/aven-povik-za-subventcionira-e-na-gra-anite-na-podrach-eto-na-opshtina-gazi-baba-za-kupuva-e-velosipedi-vo-2022-godina