Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Facebook ka shkruar se gjatë qeverisjes së LSDM-së, rrogat në arsim janë rritur gjithsej për 21 për qind.
“Të punësuarit në arsim dhe në mbrojtjen dhe kujdesin e fëmijëve janë trungu për zhvillimin e ardhmërisë sonë, për këtë shkak në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2022 pagat e tyre i kemi rritur për 21 për qind, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.
Kovaçevski thotë se ekzekutivi është i gatshëm për bisedime me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, por që këto bisedime mos të kushtëzohen me grevë.
“Jemi të hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritje të pagave, i cili nuk do të kushtezohet dhe shkaktohet nga grevat dhe pakënaqësitë. Në atë drejtim e inkurajoj sindikatën, që ta vazhdoj dialogun dhe ta ndërmerr përgjegjësinë për zgjidhje të përhershme për rritje të pagave përmes modelit të konfirmuar për rritje të pagave”, publikoi Kovaçevski në Fejsbuk.