Relacionet bilaterale me Malin e Zi reflektohen edhe në bashkëpunimin e mirë përmes proceseve rajonale. Ndajmë interes për integrimin e BE-së, ngjarjet gjeopolitike në fqinjësinë e gjerë dhe ndikimin e luftës ruse mbi Ukrainën. Kështu ka shkruar presidenti Stevo Pendarovski pas takimit të tij me presidentin malazez, Millo Gjukanoviq.
Pas takimit tet a tet të dy presidentëve, delegacionet e RMV-së dhe Malit të Zi mbajtën mbledhje plenare ku u konfirmuan marrdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe miqësore, si dhe dialogu i frytshëm politik mes dy shteteve.
Në kontekst të bashkëpunimit rajonal, u shqyrtuan dhe çështjet me rëndësi për të ardhmen evropiane të dy vendeve, si dhe ngjarjet gjeopolitike në fqinjësinë e gjerë dhe ndikimin nga invazioni rus mbi Ukrainën.
Presidenti Pendarovski sot do të mbajë takime edhe me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiq dhe me Dritan Abazoviq, zv.kryeministër dhe mandatar për formim të Qeverisë së re në Mal të Zi.