Qeveria: Pagat në arsim deri tani janë rritur deri në 6400 denarë

Punonjësit në arsim, mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve janë baza për zhvillimin e shoqërisë dhe potencialit cilësor njerëzor. Prandaj, një nga prioritetet kryesore të Qeverisë është rritja e vazhdueshme e pagave të mësimdhënësve dhe edukatorëve, për të cilën punojmë dhe do vazhdojmë të punojmë, bëjnë të ditur nga Qeveria.

Sipas tyre, me dialog konstruktiv me sindikatat që janë partneri ynë i fortë, “pagat e punonjësve në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve në periudhën 2017-2022 janë rritur për 21%”.

“Me rritjen e fundit, një mësues/mësuese i/e shkollës fillore tani merr pagë prej 24.786 denarë, plus stazhi, që është një rritje prej 3.267 denarë plus stazhin, për dallim nga viti 2016 kur paga e tij ishte 21.521 denarë. Te mësimdhënësit në arsimin e mesëm paga tani është 25.642 denarë dhe është rritur për 4.353 denarë plus stazhin”, thuhet në kumtesë.

Siç theksohet, në periudhën e kaluar nga viti 2017 deri në vitin 2022, me futjen e metodologjisë së re të përllogaritjes, është arritur rritja më e madhe e pagave të punonjësve në kopshte.

“Në vitin 2017, një edukator/edukatore në kopsht ka marrë pagë prej 14.493 denarë. Në vitin 2022, paga mesatare për muajin shkurt të edukatorit/edukatores është 19.560 denarë plus për stazhin. Diferenca është 5.067 denarë më tepër në llogarinë e këtyre punonjësve, plus kompensimi për stazhin. Paga e edukatorit/edukatores në kopsht në vitin 2017 ka qenë 19.200 denarë, ndërsa në vitin 2022 25.642 denarë plus kompensimi për stazhin. Rritja këtu është 6.442 denarë, plus stazhi”, theksojnë në Qeveri.

Rritja e pagave për punonjësit në arsim dhe kopshte është në kohën e kësaj Qeverie dhe marrëveshjes kolektive të nënshkruar në vitin 2019 në qershor. Debati për marrëveshjen e re kolektive është shansi për zgjidhjen e përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave.

“Qeveria është e hapur për dialog për arritjen e një sistemi të rritjes së pagave që nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i provokuar prej grevave dhe pakënaqësive. Së bashku të gjejmë një model për rritje që, si me marrëveshjen për pagën minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe rritjen e kostos për jetesë. Inkurajojmë Sindikatën, e cila tregoi interes për qasjen e re, të vazhdojë dialogun dhe të merr pjesë dhe të ndërmerr përgjegjësinë për një zgjidhje të qëndrueshme të rritjes së pagave”, theksohet në kumtesë.

Kërkesat, siç theksojnë nga Qeveria, duhet të jenë reale dhe të dalin nga ndjenja që duhet të jetë për momentin. Në kushte të krizës së mbarë botërore ekonomike, e cila nuk anashkaloi asnjë vend, as edhe vendin tonë, Qeveria në një dialog të përbashkët me sindikatat përfaqësuese vazhdon të sigurojë zgjidhje sistemore me të cilat do të vazhdojë rritja e pagave për punonjësit në shkollat dhe kopshtet